KOMPLEKS BANIMI DHE SHERBIMESH
ZGJIDHJA JUAJ
Cilesi ndertimi dhe ambiente te gjelberuara
Qendër Biznesi dhe Rezidencë Banimi GRAND GALLERY, e projektuar nga FORMS STUDIO, e karakterizuar me stil arkitektonik modern dhe një design që dallohet për forma të thjeshta dhe harmonike. Oborri I brendshëm me një sipërfaqe rreth 1500m2, zhvillohet si një hapësirë rekreacioni, e plotësuar me stola, gjelbërim dhe basene ujore, të cilat shërbejnë jo vetëm për të rritur vlerat estetike por edhe për të krijuar hapësira çlodhëse që përmirësojnë cilësinë e jetës dhe mirëqenies tek banorët tanë. Në vazhdimësi të këtij qëllimi, në pjesë e pasme të kompleksit, pjesa veri-lindore e tij, zhvillohet një hapësirë e gjelbëruar (park) me sipërfaqe rreth 5000 m2. Në krahun jug-lindor të kompleksit, është lënë nje sipërfaqe prej rreth 10000 m2 e destinuar për kopësht, çerdhe, 9-vjeçare publike, gjimnaz publik dhe qendër sociale.
APARTAMENTE 1 + 1
60-78 m2

APARTAMENTE 2 + 1
84-105 m2

APARTAMENTE 3 + 1
100-140 m2

ZGJIDHNI PRONËN TUAJ
GRAND GALLERY
Kompleksi është I organizuar me dy kate parkimi nëntoke, në të cilat njëri do të jetë në shërbim të ambjenteve tregtare ndërsa tjetri në shërbim të banorëve. Kati përdhe dhe kati I parë i janë dedikuar totalisht ambjenteve të biznesit me hapësira lehtësisht të aksesueshme dhe hyrje të veçuara nga ato të banimit. Mbi dy katet e biznesit, zhvillohen 9 (nëntë) kate banimi, me organizim optimal të hapësirave dhe me apartamente komode dhe moderne të tipologjive nga më të ndryshmet. Aplikohen standartet më të larta të inovacionit në ndërtim duke I shtuar vlerë çdo njësie ndërtimore. Disa nga benefitet e kompleksit janë: Fasadë e veshur me termoizolim, sistem kapotë; dritare me dopjo xham me mbushje me gaz për minimizimit e zhurmave dhe termoizolim; izolim akustik ne ndarjet ndërmjet apartamenteve; sistem I përgatitur I ngrohjes qëndrore; përdorim I pllakave dhe I dyerve I cilësisë më të lartë të importit; etj.
PARKING
-2 KATE PARKIM
QENDER BIZNESI
2 KATE ME SHERBIME TREGTARE
FASADA
TERMOIZOLIM ME FASADE KAPOTE
IZOLIM AKUSTIK
ISOLIMI AKUSTIK ME STANDART UE
PARK
5000 M2 HAPESIRA TE GJELBERUARA
1500 M2 OBORR
OBORR I BRENDSHEM
INSTALIME
CILESI MAKSIMALE DHE STANDART
SHKOLLA PUBLIKE
10000 M2 9 VJECARE DHE GJIMNAZ
KONTAKT
